QTMF LYPIAN
Dr Islam Miftari
PROTEINA C REAKTIVE
( PCR)
Proteina C reaktive
ėshtė njė proteinė e fazės akute e cila, normalisht nė serumin e
njerėzve tė shėndoshė ndodhet nė pėrqėndrime shumė tė ulėta.
Gjatė procesit inflamator tė shkaktuar nga njė infeksion
bakterial, nga lėndimet e indeve dhe pas ndėrhyrjeve
kirurgjikale, pėrqėndrimi i PCR hetueshėm rritet dhe kėto
pėrqėndrime tė rritura mund tė zbulohen 6-12 orė pas fillimit
tė procesit.
Duke qenė se PCR shėnon rritje tė pėrqėndrimit gjatė
infeksioneve bakteriale por jo edhe gjatė atyre virale, kjo mund
tė shfrytėzohet si njė mjet baze pėr dallimin e infeksioneve
bakteriale prej atyre virale.
Pėrqėndrimi i PCR nė serum rritet dhe ulet mė shpejtė se
sa ai i Sedimentimit Eritrocitar (SE) si pėrgjegje ndaj
ndryshimeve nė shėndetin e pacientit. Nėse pacienti shėrohet
vetvetiu, PCR zakonisht kthehet nė vlerat nėn 10mg/l
brenda disa ditėsh (gjė qė ėshtė ndryshe te SE ku kemi njė
ndryshueshmėri tė gjėrė dhe vlerat normale zakonisht rikthehen
pas njė periudhe mė tė gjatė).
Duke qenė se pėrqėndrimi i PCR zvoglohet nė mėnyrė rapide,
pėrafėrsisht 50% brenda ditės, PCR ėshtė e
dobishme nė monitorimin e efikasitetit tė trajtimit me
antibiotikė. Trendi zbritės i pėrqėndrimit tė PCR dėshmon se
trajtimi ėshtė duke pėrparuar mirė dhe se trajtimi shpeshė mund
tė ndėrpritet kur vlerat e PCR arrijnė ato normale.
PCR nuk ėshtė vetėm njė tregues i infeksionit tė rėndė
dhe traumės por mund tė pėrdoret poashtu pėr paralajmėrimin e
rrezikut tė zhvillimit tė sėmundjeve kardiovaskulare. Madje
edhe vlerat minimalisht tė rritura tė pėrqėndrimit tė PCR
(2-3mg/l)
tregojnė pėr dyfishimin e rrezikut tė ndodhive atrerotrombotike
krahasuar me vlerat e PCR prej 1mg/l.
Pra PCR ėshtė e dobishme pėr:
* dallimin e infeksioneve bakteriale nga ato virusale
* monitorimin e rrjedhės sė njė sėmundjeje
* monitorimin dhe kontrollimin e infeksioneve postoperative
* pėrcjelljen e efikasitetit tė terapisė antimikrobiale
*paralajmėrimin e sėmundjeve kardiovaskulare
PCR kundrejt
SE
Le
tė bėjmė njė krahasim mes PCR dhe SE pėr tė parė disa nga
pėrparsitė ose mangėsitė e tyre ndaj njėra tjetrės dhe rėndėsinė
diagnostike tė tyre:
PCR
SE
*testimi
mund tė kryhet pėr disa minute *testimi kėrkon orė pėr tu
mbaruar
*pėrqėndrimi
i PCR rritet tepėr shpejtė *rritet ngadal pas fillimit tė
procesit
pas
fillimit tė procesit(6-12orė)
*pėrqėndrimi
i PCR bie poashtu shumė *zvoglohet tepėr ngadalė (me ditė)
pas
shpejtė pas qetėsimit tė procesit
qetėsimit tė procesit
(deri 50% brenda ditės)
*PCR
duhet tė jetė test zgjedhjeje pėr *SE merret si tregues
i vonshėm dhe si
testime nė fazėn akute tė sėmundjes tregues i
kronicitetit dhe ashpėrsisė sė
sėmundjes
*Testi
i PCR ėshtė njė test imunometrik *vlerat e SE vėshtirė
standardizohen pėr
ndėrkombėtarisht
i standardizuar shkak tė ndryshueshmėrisė sė
paramet
rave si temperatura gjatė vlerėsimit,
vibracioni i
tubit tė SE, devijimi i tubit
nga pozicioni vertikal, dilucioni i
mostrės e tj.
*vlerat referente tė SE dallojnė nė varėsi
nga mosha, gjinia, shtatėzėnėsia,
obeziteti etj
*SE varet jo vetėm nga kushtet e inflama
cionit por edhe nga
densiteti i eritrocitar,
viskoziteti i plazmės, morfologjia e erit-
rociteve si dhe nga pėrmbajtja e hemo-
globinės
PCR
kundrejt leukociteve
PCR ofron informacione mė tė sakta se sa numri i
leukociteve pėr tė bėrė dallimin mes infeksionit
bakterial dhe atij viral. Vlerat e leukociteve nuk janė
mjaft konsistente pėr tu pėrdorur gjatė monitorimit tė
efikasitetit tė trajtimit antimikrobial gjatė infeksioneve
bakteriale. Pėr mė tepėr, PCR mund tė pėrdoret pėr tė zbuluar
infeksionet akute dhe tė monitorojė trajtimin antimikrobial te
pacientėt neutropenik apo te ata me imunosupresion.
PCR e krahasuar me proteinat tjera tė fazės akute
PCR- proteina mė e vlefshme e kėsaj faze
Reaksioni i fazės akute ėshtė njė emėrues i
pėrbashkėt pėr ndryshimet nė serum tė profilit proteinik dhe
pėrgjegjjes imune celulare, duke pėrfshirė simptomat si ethet
(temperatura e lartė), lodhje dhe dobėsia e pėrgjithshme
e shkaktuar nga infeksioni, inflamacioni ose trauma.
Proteinat e serumit tė cilat rriten ose zbriten gjatė
inflamacionit quhen proteinat pozitive ose negative tė
fazės akute, respektivisht
Deri tani, PCR ėshtė proteina e fazės akute mė sė miri
e njohur dhe mė e vlefshme. Grupi i proteinave tjera trė fazės
akute, pėrvec PCR pėrfshin edhe shumė proteina tjera si
Amiloidin A tė serumit (SAA), fibrinogjenin, procalcitoninėn,
haptoglobinėn, alfa 2- haptoglobinėn, alfa-1-acid
glykoproteinėn, caeruloplazmina, alfa -1- antitripsina dhe
albumina. Disavantazhi i tyre nė krahasim me PCR ėshtė se
diferenca mes vlerave normale dhe atyre patologjike ėshtė shumė
e vogėl. Vlerat e matura nė kushte patologjike janė vetėm disa
herė nga ato tė hasura te njerėzit e shėndoshė dhe ato poashtu
ndikohen nga faktorė tjerė shtesė gjatė infeksioneve.
Pėrqėndrimi i PCR nė serum reflekton nivelin e sintezės sė kėsaj
proteine nė mėlci. Pra, rritja dhe
rėnja e pėrqėndrimit tė PCR nė serum bėhet nė mėnyrė te shpejte
varėsisht se sa ėshtė aktiv inflamacioni, gjė qė e bėnė atė
tregues shumė tė pėrshtatshėm pėr tė zbuluar inflamacionin.
Pėrparėsi tjetėr e PCR, krahasuar me shumė proteina tjara tė
fazės akute,ėshtė se vlerat patologjike lehtė zbulohen
nga se rritja e koncentrimit tė PCR mund tė jetė disa qindra
herė mė elartė nga normalja. Niveli i plotė i pėrqėndrimit
tė PCR (mg/ml)ėshtė analizator rutinor kimik klinik. Metodat
rutinore pėr PCR janė sot kryesisht imunoturbidimetrike dhe
nephelometrike, tė cilat e kanė bėrėr vlerėsimin e PCR shumė tė
besueshėm.
PCR dhe infeksionet bakteriale dhe ato virale
PCR ėshtė pranuar pėr dobishmėrinė e saj nė diferencimin e
infeksioneve bakteriale prej atyre virale. Infeksionet
bakteriale rrisin koncentrimin e PCR nė serum, ndėrkohė qė
infeksionet virale nuk e bėjnė kėtė. Rritja e PCR zakonisht
korespondon me zgjatjen e infeksionit bakterial. Pėrcaktimi i
PCR nė serum ėshtė njė nga ato pak teste diagnostike qė mund tė
pėrdoren nė fazėn e hershme tė infeksionit pėr tė skjaruar nė
mėnyrė tė padyshimtė se a ėshtė virusi apo bakterja shkaktar i
infeksionit dhe pėr tė vendosur mbi kėtė bazė se a tė fillohet
terapia antibiotike apo jo. Pėrshkrimi i antibiotikėve nė rastet
e infeksioneve virale ėshtė i kotė dhe pėr mė tepėr bartė me
vete rrezikun potencial tė zhvillimit tė rezistencės
antimikrobike nga ana e bakterieve patogjene.
PCR gjatė monitorimit tė terapisė me antibiotikė
Nėse dyshohet pėr njė infeksion tė rėndė bakterial, terapia
me antibiotikė mund tė fillohet menjėherė edhe kur PCR ose
treguesit tjerė tė inflamacionit nuk janė tė rritur. Meqenėse
induksioni i sintezės sė PCR nė mėlci ka njė periudhė vonese
prej 6-12 orė, nuk ėshtė e mundur tė zbulohet infeksioni nė orėt
e para tė fillimit tė tij por pas periudhės disa orėshe mund tė
bėhet detektimi i infeksionit pėrmes testit tė PCR. Ndėrkohė qė
me hemokulturė psh. te septicemia te tė porsalindurit nuk mund
tė pėrjashtohet deri pas 48-72 orėsh pas inkubacionit.
Me rritjen e rezistencės bakteriale ndaj trajtimit
antimikrobial ėshtė bėrė shump e rėndėsishme tė testohet PCR nė
tė gjitha rastet e infeksionit tė dyshimtė bakterial. Pėrdorimi
i tepėrt i antibiotikėve mund tė pakėsohet me pėrdorimin e
testimit tė PCR sidomos pėr tė pėrjashtuar infeksionet virale ku
antibiotikėt nuk janė tė nevojshėm.
Mbikėqyr pėrqėndrimin e PCR pėr cdo ditė
Pėrcaktimi serik i PCR ėshtė qėllimi mė i arsyeshėm pėr
monitorimin e pacientėve pėr komplikime gjatė trajtimit
antimikrobial tė infeksioneve bakteriale. Sasia e PCR nė
carkullimin e gjakut pėrcjellė nivelet carkulluese tė
limfokineve inflamatore me njė vonesė prej disa orėsh. Sekretimi
i limfokineve nga leukocitet e aktivizuara zbret shpejtė pasi tė
eliminohen patogjenet dhe tė normalizohet situata. Nėse,
megjithatė trajtimi nuk ėshtė i suksesshėm, niveli i PCR mbetet
i lartė pėr disa ditė dhe mund edhe tė rritet nėse infeksioni
fillon pėrsėri tė pėrkeqėsohet. Monitorimi serik i vlerave tė
proteinave mund tė alarmojė mjekun pėr komplikimet dhe tė
paralajmėrojė pėrfundimin mė parė se shenjat klinike, p.sh.
Matja e PCR poashtu ėshtė dėshmuar e dobishme nė situata klinike
sfiduese tė komplikuara nga neutropenia dhe imunosupresioni.
Kėrkesat pėr monitorimin e ecurisė sė njė sėmundjeje pėrmes
vlerėsimit tė PCR:
*
matja kuantitative e pėrqėndrimit tė PCR nė serum
*
marrja e mostrave tė gjakut tė plotė nga gishti ose shputa e
bėnė mostrimin serik mė pak tė papėlqyeshėm nga infantėt
*rezultatet
e testeve duhet tė jenė tė disponueshėm pėrnjėherė, mundėsisht
brenda orės. Nėse klinicisti e merr atė rezultat tė nesėrmen,
shumica e vlerave informative tė testimit tė PCR do tė jenė tė
vonuara.
PCR
NE RRETHANA
TE NDRYSHME KLINIKE
Infeksionet e rėnda si septicemia, endocarditis
dhe osteomyeliti
Ngritja e lartė e pėrqėndrimit tė PCR >100mg/l
, dėshmon pėr infeksion tė rėndė bakterial, sic janė
infeksionete sipėrpėrmendura, gjė qė kur plotėsohet me kuadrin
klinik tė pacientit e lehtėson shumė diagnostifikimin e
sėmundjes
Meningjiti
Matjet e PCR janė dėshmuar tė dobishme gjatė meningjitit
sepse PCR ėshtė nė gjendje tė diferencojė meningjitin e
shkaktuar nga bakterie Gram () nga meningjiti viral me
sensitivitet (96%), dhe specifitet tė lartė (93%) dhe me vlera
tė larta negative paralajmėruese te fėmijtė e moshės mbi tre
muaj. Asnjė test tjetėr laboratorik nuk mund ti arrijė kėto
rezultate. Nga ana tjetėt, matjet serike qė tregojnė njė
pėrqėndrim tė PCR <20mg/l sugjerojnė pėr meningjit
viral.
Pmeumonia
Infeksionet respiratore nėnkuptojnė njė problem ngase
shumė infeksione akute tė rrugėve tė poshtme respiratore janė
infeksione mikste (tė pėrziera). Tė dhėnat e PCR mund tė
kontribuojnė dukshėm pėr diagnostikim tė tyre, krahas anamnezės
dhe ekzaminimit objektiv. Matja e PCR rekomandohet si metodė e
linjės sė parė e skriningut pėr rastet e dyshimta pėr pneumoni.
Pėrqėndrimet e PCR >60 mg/l
sugjerojnė pėr pneumoni me origjinė bakteriale.
Bronkitis
Bronkiti akut rrallė shkaktohet nga bakterie si
chlamydia pneumoniae dhe mycoplasma pneumoniae dhe mė
shpeshė shkaktohet nga infeksionet bakteriale tė cilat janė
mjaft tė rėnda pėr tė rritur dukshėm nivelin e PCR nė serum.
Testi negativ i PCR prandaj ėshtė i dobishėm pėr diferencimin e
pneumonisė dhe bronkitit . Matja e PCR rekomandohet pėr tė
reduktuar pėrshkrimin e antibiotikėve gjatė bronkitit akut dhe
infeksioneve jospecifike tė traktit tė siperm respirator.
Rekomandohet qė PCR tė pėrdoret si mjet diagnostik nė mbrojtjen
primare te rastet e infeksioneve tė traktit tė poshtėm
respirator kur bėjmė diferencimin mes pneumonisė dhe bronkitit.
Sinuziti -
Haemophylus influencae ėshtė njėri nga shkaktarėt
mė tė shpeshtė tė sinuzitit maksilar. Vlerat e PCR nė serum nė
kėtė rast mund tė rriten deri rreth 20mg/l. Vlerat
mė tė larta tė PCR (>40mg/l) tė shoqėruara me
sinuzit maksilar duhet tė alarmojnė mjekun pėr mundėsinė qė
sinuziti tė jetė shkaktuar nga streptococcus pyogenes ose
streptococcus pnaeumoniae tė cilat nėse lehen tė pa
trajtuar mund tė pėrparojnė deri te njė empiemė sinusale.
Nivelet e rritura tė PCR nė serum janė dėshmuar tė jenė njė
kriter mė i mirė diagnostik se sa ekzaminimi klinik si i vetėm.
Faringjiti bakterial
matja e PCR nė mbrojtjen primare mund tė pėrmirsojė saktėsinė
diagnostike gjatė infeksioneve tė fytit. Mund tė rrisė
proporcionin e pacientėve tė diagnostikuar saktė dhe tė trajtuar
me terapi pėrkatėse krahasuar me pjesėn tjetėr. Pėrdorimi i
panevojshėm dhe i shtrenjtė i antibiotikėve qė poashtu mbėshtet
zhvillimin e rezistencės bakteriale mund tė reduktohet. Nivelet
e PCR prej reth 35mg/l mund tė jenė njė pikė e
dobishme e diferencimit tė faringjitit bakterial nga ai
jobakterial.
Infeksionet e traktit urinar
Matja e PCR nė serum ėshtė test i besueshėm laboratorik nė
diferencimin e infeksioneve tė pėrgjithshme tė traktit tė
poshtėm urinar (cystitis) nga infeksionet mė serioze tė traktit
tė epėrm urinar (pyelonefriti). Vlerat e PCR rreth
100-140mg/l sygjerojnė pielonefritin.
Sėmundjet inflamatore tė pelvisit
Nė vlersimin e trajtimit tė sėmundjeve inflamatore tė
pelvisit (SIP) pėrcaktimi i PCR ka pėrparėsi ndaj RRBGJ, SE dhe
temperaturės trupore. PCR rritet gjatė SIP dhe ndryshimet nė
vlerat e PCR padyshim reflektojnė ndryshimet qė ngjasin te
pacienti gjatė sėmundjes.
Artriti reumatoid dhe Lupusi eritematod sistemik
Arthriti reumatoid - PCR dhe SE
janė pėrdorur gjerėsisht nė menagjimin e artritit reumatoid. SE
korespondon fuqimisht me vlera tė caktuara laboratorike tė cilat
nuk e reflektojnė shkallėn e inflamacionit por janė tė njohura
se influencojnė SE direkt, pėrfshirė imunoglobulinet, faktorin
reumatoid dhe hemoglobinėn. PCR nga ana tjetėr korespondon mė
fuqishėm me aktivitetin e pėrbėrė tė sėmundjes. Kjo sugjeron se
faza akute vlerėsohet mė mirė me PCR. Imunoglobulinet
pėrgjithėsisht nuk reflektojnė fazėn akute me ndonjė nivel tė
rėndėsishėm dhe RF (faktori reumatoid) ngjashėm nuk merret si
tregues i fazės akute. Kėta faktorė tė vonshėm dhe SE mund tė
merren parasysh si tregues tė ashpėrsisė dhe kronicitetit tė
sėmundjes. PCR duhet tė jetė test zgjedhjeje kur duhet vlerėsuar
fazėn akute tė sėmundjes.
Lupusi erytematod sistemik -
LES ėshtė crregullim nė tė cilin shpeshė haset njė PCR e rritur
mjaft modest apo edhe nuk ka fare rritje, pėrkundėr sėmundjes
aktive nė kohėn kur SE ėshtė i rritur nė shumicėn e rasteve.
Pacientėt me LES janė megjithatė nė gjendje tė pėrgjigjen me PCR
signifikante gjatė infeksionit bakterial ose proceseve
inflamatore qė nuk lidhen me LES. Disa studime zbuluan se
pėrqėndrimet e PCR janė shpeshė mė tė larta gjatė ekzacerbimeve
tė sėmundjes tė shoqėruar me serozitis se sa nė ekzacerbimet pa
serozit, me pėrqėndrime qė kalojnė
60mg/l gjatė serozitit aktiv.
PCR gjatė infarktit tė myokardit
PCR rritet nė infarktin akut tė miokardit duke koreluar
pozitivisht me madhėsinė e infarktit nė mungesė tė trajtimit
trombilitik. Pėrgjegjja e PCR ėshtė mė e ulėt te pacientėt me
njė arterie koronare tė hapur nė krahasim me pacientėt qė e kanė
njė erterie koronare tė mbyllur plotėsisht e cila e ka shkaktuar
infarktin. Pėrqėndrimet e PCR nė serum sillen rreth
169mg/l te infarkti ekstensiv dhe 40mg/l
te infarkti i kufizuar. PCR poashtu ėshtė njė paralajmėrues i
shpėtimit pas goditjes ishemike. Mbijetimi i infarktit ėshtė
gjetur tė jetė i keq te pacientėt mė PCR qė kalon pėrafėrsisht
10mg/l se sa te ata me PCR nėn 10mg/l.
Ngritja e lehtė e PCR nė serum ka treguar kohėve tė fundit tė
jetė si paralajmėrues i sėmundjes aterosklerotike.
KIRURGJIA DHE INFEKSIONET POSTOPERATIVE, TRAUMA
Lėndimet e indeve
Pėrqėndrimi i PCR nė serum ngritet dukshėm gjatė djegieve
ekstensive. PCR zbret nga dita e tretė pas djegies te pacientėt
qė nuk zhvilojnė infeksion dhe tregon tendencė tė vazhdueshme
rėnjeje gjatė shėrimit mbi njė muajsh. Rritja (kulminacioni)
sekondar do tė shėnohet nėse infeksioni ngjet si komplikim i
vonshėm i djegieve duke sugjeruar rolin e PCR nė monitorimin e
rrjedhės sė shėrimit. Njė ngritje e nivelit tė PCR mund ta
paralajmėrojė septikeminė te pacientėt me djegie, duke mundėsuar
kėshtu qė trajtimi i septikemisė tė fillojė mė herėt.
Infeksionet preoperative dhe postoperative
PCR rritet zakonisht brenda 6 orėsh pas kirurgjisė. Nė
mungesė komplikacionesh vlerat e PCR fillojnė tė zbresin e tė
normalizohen brenda pak ditėsh. Nė anėn tjetėr, PCR qėndron e
rritur shumė mė gjatė nėse rrjedha postoperative komplikohet me
infeksion. Incidenca e infeksioneve postoperative ėshtė parė tė
jetė dukshėm mė e lartė te pacientėt me nivele tė rritur
preoperativ tė PCR se sa te ata me nivele preoperative normale
tė PCR. Pacientėt me nivel preoperativ tė PCR mė tė lartė
poashtu qėndrojnė nė spital dukshėm mė gjatė nga ata me nivele
preoperative normale tė PCR.
Transplantimi
PCR ėshtė njė tregues i dobishėm nė monitorimin e periudhės
pas transplantimit. Pas njė ngritjeje gjatė tri ditėve tė para
pas transplantimit, pėrqėndrimi i PCR fillon tė zvoglohet. Nėse
pėrqėndrimi i PCR nuk zbret mund tė pritet hudhje (refuzim) i
hershėm i transplantatit. Matja bazike e PCR para transplantimit
rekomandohet si referencė pėr vlerat pas transplantimit.
Pėrqėndrimi i PCR duhet vlerėsuar mė shumė nė njėfarė baze tė
pacientit sesa me aplikimin e dritares me nivel tė fiksuar.
Vlerėsimi i PCR ėshtė rapid, i thjeshtė dhe ekonomik si dhe
mostrat janė stabile.
Apendiciti
Apendiciti akut zakonisht diagnostikohet nė bazė tė
pėrshtypjes klinike tė kirurgut. Sot, niveli i laparotomisė nga
diagnoza klinike ėshtė akoma 15-25%. Pacientėt me
apendicit tė perforuar kanė vlera tė larta tė PCR qė tejkalojnė
pėrafėrsisht 100mg/l. Nė apendicitin e paperforuar
PCR ėshtė lehtėsisht e rritur (>20mg/l). Prania e
apendicitit akut ėshtė e pagjasė (nuk mund tė ndodhė) te
pacientėt me vlera normale tė RRBGJ dhe PCR, madje edhe nėse
simptomet klinike dhe shenjat sygjerojnė apendicitin akut.
Nivelet e PCR nė serum mund tė pėrdoren pėr tė mbėshtetur
diagnozėn klinike lidhur me apendicitin akut, skėndejmi edhe
pėr tė zvogluar numrin e laparatomive tė panevojshme. Eshtė e
kėshillueshme tė mbikqyren pacientėt atipik me ekzaminime tė
shumta klinike dhe testime tė PCR kur ka dyshime pėr apendicit.
Matjet e PCR si test rutinor laboratorik rekomandohen te
pacientėt me diagnozė tė dyshimtė tė apendicitit akut. Vlerat e
PCR qė kalojnė 100mg/l sygjerojnė pėr apendicit
akut.
PCR NĖ TESTIMET NĖ VENDIN E
PĖRKUJDESJES
Kur pacienti ėshtė seriozisht i sėmurė, ėshtė e njė
rėndėsie ekstreme qė trajtimi tė fillojė sa mė parė tė jetė e
mundur. PCR ėshtė njė mjet i vlefshėm nė sigurimin e diagnozės
korrekte dhe nė pėrcaktimin e nevojės pėr trajtim tė mėtejmė.
Prandaj ėshtė kruciale qė rezultatin e testit tė PCR mjeku ta
ketė sa mė parė qė ėshtė e mundur. Presioni i rritur pėr
diagnozėn rapide dhe trajtim nė shumė raste ka zhvendosur testin
e PCR nga laboratori klinik sa mė afėr pacientit.
Testimi nė vendin e pėrkujdesjes
tregon cdo procedurė analizash tė kryer pėr pacientin, jashtė
laboratorit klinik tradicional. Kjo gjė sot ėshtė bėrė fare e
mundur me pėrparimin e teknologjisė dhe prodhimin e aparateve
tejet tė sofistikuara tė cilat japin rezultatetet e testimit tė
PCR brenda disa minutash.Janė pėrdorur akronime tė ndryshme qė i
referohen testimit nė vendin e pėrkujdesit shėndetėsor:
* testimi nė vendin e pėrkujdesit
* testimi afėr pacientit
* testimi i decentralizuar
Nevojat pėr vlersim tė PCR nė vendin e pėrkujdesit :
-
kryerja e lehtė dhe e besueshme e testit
-
rezultatet kuantitative
-
pėrdorimi i gjakut tė plotė
-
rezultatet e testit mund tė meren brenda disa minutash
-
mirėmbajtja e lehtė e instrumenti |